“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!”, Lapaj publikon videon e re: Jam në spital, por do kthehem sërish në shesh

Nga A2 CNN
5 Janar 2026, 08:20 | Politikë

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në Facebook, ku tregon momentet e prishjes nga policia të tendave të ngritura prej tij dhe mbështetësve të tij në trotuarin para Kryeministrisë. Sipas Lapajt, aty ai ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në spital për ekzaminime, përcjell A2 CNN.

“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!”, thotë Lapaj në postimin e tij, teksa tregon atë që ndodhi. “Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur. Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.  I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!”, shton ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos