Protestë dhe përplasje para Kryeministrisë, Lapaj propozon qeveri tranzitore dhe dy emra për kryeministër

Nga A2 CNN
4 Janar 2026, 20:27 | Politikë

Viti i ri me kërkesa të vjetra. 2026 nisi me një protestë nga Shqipëria Bëhet për të kërkuar rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti dhe formimin e një qeverie tranzitore me mandat 1 vjeçar.

Adriatik Lapaj zbuloi për A2CNN se kush mund ta drejtojë qeverinë tranzitore, që sipas tij nuk duhet të jetë me politikanë, por me profesionistë të pavarur.

Largimin e Edi Ramës dhe qeveri teknike kërkon edhe PD, por Lapaj duket larg bashkimit të forcave me partinë më të madhe opozitare. Dhe shkaku nuk duket se janë veç flamujt partiakë.

Prej 28 ditësh ai sëbashku me mbështetës të Shqipëria Behët qëndrojnë përpara godinës së qeverisë, dhe vetëm rezistenca sipas Lapajt mund ta rrëzojë qeverinë Rama 4.

Edhe pse i sheh si dy lider të ngjashëm, ai përjashton mundësinë që Edi Rama të rrëzohet me të njëjtin skenar si Nicolas Maduro në Venezuelë.

Po ashtu Lapaj nuk e fsheh komunikimin me ndërkombëtarët në Tiranë. Gjatë kohës që qyetarët flisnin mbi podium, mbështetësit e Lapajt ngritën një cadër me mekanizma metalikë, si një formë për t’i mbrojtur ata nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut. Një veprim që nuk u kundërshtua nga forcat e rendit, por shkaktoi një përplasje mes protestuesve dhe oficereve civilë të policisë, të cilët filmonin protestën, shkruan A2 CNN.

Pas largimit të mediave nga bulevardi, çadra u çmontuat nga forcat e rendit, pavareisht qëndresës nga ana e protestuesve. Përveçse çadrave, policia shoqëroi edhe disa nga mbështëtesit e Lapajt të cilët kundërshtuan forcat e rendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos