Ligji për referendumet, Balla: Gati drafti, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 12:46 | Politikë

Ligji për referendumet, Balla: Gati drafti, do t’ia

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se një ligj për referendumet është i nevojshëm në Shqipëri.

“Në Shqipëri Kushtetuta përcakton se si mbahen referendumet dhe po ashtu se si përmes referendumit mund të miratohen edhe amendamentet kushtetuese. Sot, jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi. Do të jetë një proces i gjerë dhe i gjatë< tha Balla, shkruan A2.

"Përpara se këtë draft që kemi sot këtu ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile që të shkojmë në një projekt të konsoliduar mirë”, shtoi Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos