“Vjosa Osmani s’ka qenë e denjë për Kosovën”, politologu tregon arsyen

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 08:57 | Politikë

“Vjosa Osmani nuk ka qenë e denjë për postin e presidentes së Kosovës”. Kështu u shpreh në Dita Jonë në A2 CNN politologu Adnan Beqiri, teksa renditi edhe arsyet e tij për këtë qëndrim. Sipas tij, presidentja ka gabuar duke u përfshirë në aktivitete që i ngjajnë fushatës politike, duke vizituar qytete dhe fshatra në funksion të përgatitjes për zgjedhje.

“Kemi rastin e presidentit. presidenti është figurë unike, është figurë përbashkuese. Ndërsa në rastin konkret unë e kam thënë që nga viti 2020, e kam thënë unë, por Vjosa Osmani nuk ka qenë e denjë për një për një pozitë sikurse presidenti i Kosovës. Ndoshta standardet që i parashtrojnë për një, për një president janë shumë plutonike, ndoshta janë shumë idealiste, por një president duhet të jetë një president. Po ja tani e patë, e patë Vjosa Osmanin para disa ditëve vazhdimisht është duke bërë, është duke bërë fushatë personale. Po shkon në fshat fshat, qytet qytet për ta përgatitur territorin për zgjedhje", tha ai në Dita Jonë në A2 CNN.

Sipas tij, në një sistem parlamentar si ai i Kosovës, presidenti ka rol kryesisht simbolik dhe nuk duhet të angazhohet në përplasje politike apo deklarata që nxisin ndarje.

“Presidenti i Kosovës nuk është presidenti Macron, nuk është një sistem gjysmë ose full presidencial. Tek ne presidenti është element simbolik. Unë tani do të doja ta shihja Vjosa Osmanin në një ekskurzion nëpër Kosovë, ngaqë është fundi i mandatit të saj. Ajo si presidente do të dilte dhe do t'i falënderonte qytetarët për pesë vite rrugëtimi politik së bashku. Të mos bënte deklarata politike, të mos paraqitej në media, qofshin lokale, qofshin të Shqipërisë apo kudo tjetër, ku ajo del dhe sumbon direkt. Pra, bën një luftë, një luftë puro politike ndërmjet lideresh. Jo, presidenti i Kosovës nuk duhet të jetë i tillë”.

Politologu shton se në fund të mandatit, Osmani duhej të mbante një qëndrim më institucional, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe duke shmangur çdo retorikë politike.

"Unë do të doja ta kisha parë Vjosën e cila përfundon mirëfilli pa deklarata politike mandatin. Pastaj e përfundon mandatin, fillon Vjosa si kandidate politike dhe bën fushatë. Po edhe me vetë faktin që tani para se të përfundojë fushata, ajo po bën politikë për pozicionin e saj politik në të afërmen shumë të afërt. Kjo tregon faktin që urtësia që do të duhej ta karakterizonte një president unifikues e një president që i shërben kohezionit social i mungon Vjosa Osmanit”.

Beqiri theksoj se, posti i presidentit duhet t’i takojë një figure konsensuale, jashtë ndikimeve partiake, por sipas tij më mirë të propozohej opozitës për hir të stabilitetit të vendit. Ai thekson se figura më e mirë është Asim Bajrami.

“Kosova ndonëse ja ka dhënë 51% Kurtit dhe koalicionit të tij. Gjithsesi për të mirën e shoqërisë dhe demokracisë sot të brishtë parlamentare që Kosova e ka, nuk duhet që një kamp politik i vetëm t'i ketë tri pozitat. Presidenti duhet idealisht t'i takojë shoqërisë civile ose shoqërisë akademike. Po edhe nëse kjo nuk është e mundur atëherë, kjo figurë do të duhej t'i takonte t'i takonte opozitës. Të gjendej një zgjidhje sepse po bëhen tani 14 muaj që ne kemi jo stabilitet politik. Për hir të stabilitetit të vendit do duhej do duhej që t' jepej rasti i opozitës të propozonte, paçka që opozita me PDK në krye nuk ka ofruar emra. Arsim Bajrami do të mund të kishte qenë një nga kandidatët, por ka dhe kandidatë të tjerë jam i bindur që vetëm duhet eksploruar dhe duhet mund të gjendet një kandidat tjetër. Sido që të jetë duhet të jetë një kandidat”, theksoi Beqiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos