“Liria e Kosovës ka pasur çmim jetën” Spiropali e Konjufca në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" dhe kullën e familjes

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 10:52 | Politikë

“Liria e Kosovës ka pasur çmim jetën” Spiropali e

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë nga Prekazi, në Kompleksin Memorial "Adem Jashari".

Së bashku me zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

“Sot, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, u përulëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti. Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë. Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Të dy ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej Bacë Rifat Jasharit. Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.

"Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë", shkroi Spiropali.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos