Protesta e 28 shkurtit, Lisandër Hoxha: Këtu vidhen zgjedhjet, duhet qeveri teknike

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2026, 22:12 | Politikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Lisandër Hoxha tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se duhet një qeveri teknike apo qeveri e besimit, e cila të sigurojë që zgjedhjet e ardhshme politike në vend të mos vidhen. Sipas Hoxhës zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në planin e parë dhe mandej vijnë reforma zgjedhore, ajo territoriale, apo strategjitë e tjera të opozitës.

Protesta e PD kësaj radhe, ka patur dhe ka vetëm një mision, të futet Shqipëria në shinat e kushtetueshmërisë, pra këtu jemi në kushtet e asgjësimit të republikës, të mënyrës se si funksionon shteti. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet një qeverie besimi, e cila të jetë në krah të drejtësisë, për aq kohë sa duhet, që të pengojë në zgjedhjet e ardhshme politike, përfshirjen e administratës, grupeve kriminale, parave. Qëndrojnë të gjitha, me reformë territoriale, me reformë zgjedhore, me strategjinë e opozitës, me ripërtëritjen e opozitës, por këto janë në planin e dytë. Në planin e parë duhet të jetë A-ja e demokracisë. Në një vend ku zgjedhjet vidhen, të gjitha këto që thotë z.Shehi, që flas unë, që flasin të tjerët, janë kot, s’kanë vlerë. S’mund të flasësh për strategji kushtetuese kur ty të vidhet procesi A i demokracisë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos