Monika Kryemadhi, e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, bëri një kalkulim të zgjedhjeve të 11 majit për disa qarqe dhe ndarjen e votës.
“Veç në Tiranës, synojmë Partia e Lirisë synon mandat edhe në Elbasan pasi edhe Dash Xhika, por edhe Korça doktor Gent Çala. Berati mund të bëjë ndonjë kolpo.
Unë e lexoj votën në aspektin edhe me kandidatët që kanë qenë. Shkodra është tjetër gjë, ikën dhe vjen me votat e veta, por Shkodra ka vendosur kandidatin në listë të sigurt dhe nuk investohet më. Megjithatë, nuk duhet harruar se në Shkodër kemi ndihmuar edhe ne të tjerët. Ne mund të jemi pak indiferentë në Shkodër, në aspektin e angazhimit të strukturës dhe të kontributeve. Lezha ka probabilitet. Terreni nuk ka humbur, por kandidatët e PD-së janë të fortë dhe vota në Lezhë shkon më e strukturuar sesa mund të shkojë në Tiranë. Nëse ne qarqet e tjera vota shpërndahet në Lezhë është e orientuar. Po shkoi 5 me 2 e merr. Të mos harrojmë se ne në Berat kemi qenë 4 me 3 në vitin 2021, pavarësisht se u dorëzua mandati për raporte të tjera. A do të jetë i njëjti angazhim? Edhe mund të jetë”, tha Kryemadhi në Debat.
"S'ka Romeo e Zhuljeta 50-vjeç”- Kryemadhi: Dikur e jepja jetën për Metën, por sot s’jam 20-vjeç
Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar në ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN deklaratën e saj të disa ditëve më parë, ku tha se për Ilir Metën jepte edhe jetën dhe jo më votën.
Kryemadhi tha se në deklaratë tha se gjatë asaj fjale kishte thënë se do të kërkonte votën për babain e fëmijëve të saj, për të cilët jepte edhe jetën (pra për fëmijët).
Kryemadhi shtoi se dikur ishte e gatshme të jepte jetën për Ilir Metën, por sipas saj, në moshën 50 vjeçare në të cilën ajo ndodhet, nuk mund të ketë histori si të Romeos dhe Zhuljetës.
Ajo foli edhe për votat e diasporës, për të cilat tha se pavarësisht metodave për të bërë sa më të sigurt, sërish kjo votë është e cënueshme.
“Unë mendoj që ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku shitblerja e votës ka qenë masive zgjedhjet e kaluara në Shqipëri, këtë radhë unë mendoj se blerja e votës mund të luhet në mënyrë të hapur në diasporë. Pavarësisht se nga ana teknike procesi i marrjes së fletës së votimit, i votimit, i mbylljes në zarfin A dhe B është shumë korrekt, por sa e mbrojtur është vota e diasporës që nuk është familjare dhe nuk është e fshehtë... Dhe nga ana tjetër në kushtet në të cilat janë sot, ku pjesa më e madhe e votuesve janë në Greqi dhe Itali, ku pagat e shumicës së emigrantëve në këto 2 shtete janë shumë të ulëta dhe duke pasur parasysh turn overin ekonomik të grupeve të caktuara të interesit, përsa i përket shitblerjes së votës. Megjithatë nuk është aq e përhapur sa ka qenë më parë në Shqipëri.
Unë kam thënë se do të kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi për të cilët jap jetën. Para disa vitesh jepja jetën për Ilir Metën, por prioritetet e një gruaje 50-vjeç janë krejt ndryshe në raport me një vajzë të re, sepse në të gjitha historitë e Romeo dhe Zhuljetës i kemi parë me 18 vjeçarët dhe 20 vjeçarët. Nuk ka Romeo dhe Zhuljeta 50 vjeç”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)