Monika Kryemadhi ngriti akuza të rëndë ndaj institucioneve shtetërore, duke thënë se në Portin e Durrësit vijnë kontejnerë me drogë. Madje, sipas saj, institucione shtetërore po i dalin garant.
“Jemi para fakteve dhe kontejnerët me drogë para fakteve janë. Kam informacion sa të duash. Ashtu ishte edhe për inceneratorin, “ja futi Monika kot”. Edhe kur u bë evazioni fiskal 184 milionë dollarë që vinin nga ... Kam informacion për kontejnerë me drogë dhe për këtë mjafton të shikosh historikun si administrohet, nga kush administrohet dhe cili është institucioni shtetëror që iu del garant.
Këto do tja them edhe prokurorisë. Unë i shkruaj dhe i dorëzoj dosjet, në ndryshim nga të tjerët. Para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Padi për çdo njeri, nuk i lanë rrugë tjetër Monika Kryemadhit. Më shumë se çfarë më kanë bërë nuk kanë se çfarë të më bëjnë”, tha Kryemadhi në Debat.
“Më pëlqen që shkoj në SPAK, bëj batuta”, Kryemadhi: Drejtësinë time do ta gjej në Strasburg
Monika Kryemadhi në Debat me Alba Alishanin foli dhe për procesin gjyqësor ndaj SPAK, ku GJKKO ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për të.
Deputetja tha me ironi në A2 se po i pëlqen kjo procedurë, dhe shtoi se drejtësinë e saj do ta gjejë vetëm në Strasburg, pasi te SPAK nuk beson.
“Ka filluar më pëlqen që paraqitem në SPAK. Ata janë korrektë dhe unë po ashtu. Ata janë institucioni. Komunikimi është njerëzor. Shkëmbejmë batuta…është vetë karakteri i saj. Kur njeriu gjen paqe arsyeton që ajo është një marrëdhënie… Unë jam një që nuk e besoj drejtësinë e re, do ta kërkoj në Strasburg. Unë nuk kam asnjë pritshmëri. Është ndërtuar për të lincuar, familjen e saj. Pa e marrë unë dosjen në dorë, e kishin marrë mediat. Unë nuk kam qenë asnjë herë në post ekzekutiv”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)