“Më erdhi keq për Metën…”, Kryemadhi: Veliaj mori strukturat e LSI për t’i bërë presion Ramës, ai e arrestoi

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 22:05 | Politikë

“Më erdhi keq për Metën…”, Kryemadhi: Veliaj
Monika Kryemadhi ishte e ftuar në Debat në A2 CNN ku foli për fushatën elektorale, vendimin e saj për të mos kandiduar si deputete, proceset gjyqësore dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren Alba Alishani, ish-kryetarja e LSI u shpreh se i erdhi keq për Ilir Metën që u la në listë të hapur. Ajo tregoi disa nga problematikat që PL po has sot që ka të bëjë humbja e kontaktit me terrenin.

“Strukturat e partisë nuk janë administrative. Një parti si LSI që ka qenë në mes, si sanduic, qeliza e saj ka qene terreni. Në momentin që shkëput kontaktin me ta, ka ndodhur që duke dëmtuar strukturën nuk ke pikë për shpërndarjen e mesazhit dhe mbledhjen e votës. Ndryshe nga herët e tjera kjo gjë… Unë nuk doja të merresha shumë. U mërzita që Ilir Meta u vendos në listë të hapur. Jo se ai nuk do ta bënte. Ai ishte në habitatin e tij dhe u rikthyer në vendimmarrjen e tij politik. U mërzita se shoh një grup njerëzish që kur ishte jashtë prisnin damarët”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu foli dhe për të larguarit nga LSI, sipas të cilës një pjesë e mirë e tyre u afruan nga kryebashkiaku Veliaj me synimin e vetëm për të ushtruar presion ndaj kryeministrit Rama. Sipas saj arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës u bë me urdhër të Edi Ramës “për të frenuar rivalin”.

“U ngrit një tymnajë nga Veliaj që nuk kanë database. Janë 54 mijë anëtarë. Harrojnë që iu është dorëzuar e printuar dhe me USB. Jam gati tua çoj ekspertin që të gjejë kur është fshirë. Të gjithë ata që janë larguar nga LSI janë pjesë e strukturës së Erion Veliajt dhe jo e Ramës.

Synohej një fraksion për të luftuar Edi Ramën. LSI kishte 28 mijë vota dhe nuk ishin pak për Veliajn. Arrestimi i Veliaj edhe për të frenuar rivalin e tij. Besoj se arrestimi i tij ishte axhendë e kryeministrit për të futur në burg rivalin. Veliajn nuk ke pse e arreston për rrobat e gruas, arrestoje për inceneratorët. Njësoj siç ia bënë Lefter Kokës”, tha Kryemadhi në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos