Marrëveshje për energjinë mes Shqipërisë, Greqisë dhe SHBA, Guilfoyle: Përfiton i gjithë Ballkani Perëndimor

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 14:50 | Politikë

Marrëveshje për energjinë mes Shqipërisë, Greqisë

U nënshkrua sot në Kryeministri, Memorandumi për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe Marrëveshja kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, si hapa të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe forcimit të pavarësisë energjetike, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si edhe ndërveprim konkret me Greqinë fqinje.

Ajo e quajti vendin tonë “me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Europën”. "Jam shumë e lumtur që jam sot këtu, krah mikut tonë shumë të mirë Edi Rama”, u shpreh ajo, përcjell A2 CNN.

“Ka dy marrëveshje që po nënshkruhen sot, si ajo 20 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare të Shqipërisë. Memorandumi për ndërtimin e një qendre thelbësore energjetike, përfshi një impiant gazi, dëshmon rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton energjisë së qëndrueshme për të mirë të qytetarëve shqiptarë”.

Guilfoyle vlerësoi edhe rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. “Ato janë më shumë se fqinje, ndajnë interesa të sigurisë, lidhje të thella njerëzore dhe bashkëpunim ekonomik. Kur SHBA, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor përfiton”, shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos