“Gjyqtarët bënin konkurrencë për fitimin ditor!”, Shala debat me Mustafën. Ish-magjistrati: Vetingu krimi më i madh

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 10:44 | Politikë

Procesi i Vetingut dhe ndikimi në sistemin e drejtësisë ka përplasur në një debat ekspertin e sigurisë Xhavit Shala dhe ish-gjyqtarin Shkëlqim Mustafa. 

Gjatë replikave në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Xhavit Shala tha se dikiur gjyqtarët bënin konkurrencë për fitimin ditor.

Mustafa i konsideroi këto si fantazi dhe legjenda urbane. Sipas tij ka qindra gjyqtarë me duar të pastra dhe profesional që janë rrugëve.

Ky i fundit e konsideroi Vetingun si krimin më të madh në historinë e gjyqësorit, që sipas tij hoqi pjesën më të shëndoshë të gjyqësorit.

DEBATI

Shkëlqim Mustafa: Po flas në emër jo timin,  por të 100 e ca kolegëve që kanë qenë shumë dinjitoz, me duar shumë të pastra, shumë profesional dhe që janë rrugëve.

Xhavit Shala: Unë e di që kanë ikur me të drejtë, dhe unë e di që po rikthehen në sistem.

Shkëlqim Mustafa: Krimi më i madh në historinë e gjyqësorit është Vetingu që ka hequr pjesën më të shëndoshë të gjyqësorit.

Xhavit Shala: Kjo është histori tjetër…

Shkëlqim Mustafa: Sëmundja kishte 20 vjet, diagnoza dihej, ilaçi nuk u dha!

Xhavit Shala: Kush ta jepte ilaçin?! Kjo klasë politike duhet të ngrinte ekspertizë, të kërkonte ekspertizë të huaj.

Shkëlqim Mustafa: Për 1-2, 5 filiza, sëmundjet e gjyqësorit ishin të evidentueshme dhe të shërueshme.

Xhavit Shala: Ju keni qenë gjyqtar, por gjyqtarët bënin konkurrencë për fitimin ditor, më vjen shume keq!

Shkëlqim Mustafa: Këto janë më shumë se sa fantazi dhe legjenda urbane. Sa të burgosur me burgim të përjetshëm ke?!

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos