Siguria energjetike e rajonit, ambasadorja e SHBA në Greqi me Ramën: Marrëveshje 6 miliardë dollarë

Nga Fjorela Beleshi
28 Prill 2026, 13:52 | Politikë

Kryeministri Edi Rama prit në Kryeministri Ambasadoren e SHBA në Greqi Kimberli Guil-foili, raporton A2CNN. 

Me anë të një postimi në X diplomatja amerikane shkruan se po viziton Tiranën për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit Trump duke ju bashkuar Kryeministrit shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike 20-vjeçare mes Shqipërisë, Venture Global dhe LNG USA.

Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin”, shkruan ambasadorja e SHBA. Në fund të shkrimit tregon se sa i sigurt dhe i begatë është rajoni kur punojnë së bashku SHBA, Shqipëria dhe Greqia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos