Marshim nëpër Tiranë, jo ngujim para Kryeministrisë. Ja skenari i protestës së PD-së

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 17:58 | Politikë
 

Gazetari i A2CNN Anesti Bajramemaj zbuloi në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata skenarin e protestës së thirrur sot nga opozita para Kryeministrisë.

A2CNN mëson se protestuesit do të mblidhen fillimisht para godinës së Kryeministrisë dhe më pas do ndahen në dy grupe, ku nuk përjashtohet shkuarja para Parlamentit dhe institucione të tjera, ku ka prani të shtuar të policisë.

Po ashtu pritet një marshim i protestuesve në perimetrin e unazës së mesme të Tiranës.

Do të jetë një protestë ndryshe, kështu është deklaruar që në fillim të javës nga z.Berisha. Kjo protestë do të jetë e ngjashme me protestat që janë bërë para zgjedhjeve të 11 majit, ku demokratët fillimisht janë mbledhur në sheshin para Kryeministrisë dhe më pas kanë bërë marshim nëpër Tiranë. Kemi pare marshim Brenda unazës së vogël, unazën e mesme. Sot pritet një marshim Brenda perimetrit të unazës së mesme të Tiranës, ku deri tani mësohet se do kemi ndarjen në dy grupe. Fillimisht do jetë mbledhja të Kryeministria, ku do jetë skena kryesore e përplasjes, ku nuk përjashtohen edhe këtë here hedhja e molotovëve. Më pas pritet të ketë ndarje në dy grupe, ku nuk përjashtohet shkuarja drejt Parlamentit dhe institucione të tjera. Nuk dihet sa do zgjasë kjo protestë. Berisha është pyetur edhe për skenarin e ngujimit, por nga burime brenda PD bëhet me dije se s’do ketë ngujim ditën e sotme”, raporton gazetari Bajramemaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos