Pedagogu Evarist Beqiri duke folur në emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklaj në A2CNN tha se ndryshimet në qeverinë Rama nuk i sjellin asgjë të re vendit, pasi bëhet fjalë për personalitete që nuk ngrenë ndonjë peshë në PS. Beqiri tha se është i turpshëm niveli i servilizmit dhe banalitetit te deputetët apo funksionarët e tjerë publik.
“Nuk besoj se janë personalitete që ngrenë ndonjë peshë në PS. S’kanë asnjë lloj peshe në kuptimin e krijimit të një profili politik, sepse ju e dini shumë mire se çfarë fryme kanë këto parti dhe se si funksionon. Kemi pare se çfarë bëhet brenda politikës shqiptare. Nuk besoj se Shqipëria ka humbur ndonjë gjë nga këto ndryshime dhe se do fitoj ndonjë gjë. Këto janë thjesht valvula shkarkimi të momentit, për të stablizuar cik balancat, nga presionet dhe tensionet. Kush serviloset më shumë, kush bën më shumë share, ndarje postimesh, është edhe e turpshme të shikosh se si funksionon këtu niveli, banaliteti, qoftë në deputetë apo funksionarë të tjerë, është qesharake, e kupton në çfarë niveli politik flasim ne”, tha Beqiri. (A2 Televizion)