Mbretëria e Bashkuar: Mbështesim sundimin e ligjit, Strategji Komunikimi për SPAK-un

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 14:10 | Politikë

Mbretëria e Bashkuar: Mbështesim sundimin e ligjit, Strategji

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin social “X”, njoftoi se “vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo Strategji e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara”, lexohet në postimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos