Është përfshirë nga debati studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes deputetit Belind Këlliçi dhe gazetarit Mentor Nazarko, pas deklaratave të deputetit se Shqipëria është kthyer në një Meksikë të dytë për kartelet e drogës dhe krimin e organizuar. Dhe këto sipas tij janë konfirmime që ia janë dhënë nga SHBA.
“Më është thënë nga kreu i Komisionit të Low Enforcement në Kongresin Amerikan që Shqipëria konsiderohet një Meksikë e Europës. Meksikë e dytë. Tashi çfarë them unë që nuk më shon kjo? Ta mohoj nga Clay Higens? Këtë nuk e them unë, e thotë SHBA-ja vetë. Janë 19 postime të ambasadës amerikane vetëm për luftën ndaj karteleve. E them unë dhe mbaj përgjegjësi deri në presjen e fundit deri ç’kam thënë, se më është thënë. Nuk mund ta mohojmë më këtë realitet”, iu përgjigj Këlliçi gazetarit Nazarko, teksa ky i fundit e akuzoi se këto janë deklarata të Berishës.
Sipas tij, në vend veprojnë grupe kriminale që kanë ndikim të madh në ekonomik dhe institucione. Ai përmendi grupe kriminale që sipas tij kanë kontroll mbi aktivitetin ekonomik, si edhe persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar që ende nuk janë arrestuar.
“Ne jemi i vetmi vend që kemi Pëllumb Gjokën investitor strategjik është i dënuar për vrasje është në burg o zotëri. Ke klanin Troplini, bandën e Troplinëve të kontrollon portën e Durrësit. O zotëri. A e dini ju që janë shpallur në kërkim? A e dini ju që janë sekuestruar kompani, disa kompani që s'kanë asnjë aktivitet tregtar të bandës të Troplini dhe kompania me të cilën kanë marrë statusin e investitorit strategjik dhe po bëjnë hotel në jug nuk është sekuestruar. Po Suel Çelën e dini ju që e keni në Elbasan? E di gjithë Shqipëria di. Është në kërkim ndërkombëtar zotëria. E di një Shqipëri e tërë ku është, nuk e gjen dot as BKH-ja, as policia, as SPAK-u. Këto janë faktet si mund t'i mohoj unë Nuk e di kush është aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit të Meksikës. Nuk e kam informacionin. Unë nuk besoj që në terminalin e pasagjerëve dhe të protokollit shtetëror ndodh një vrasje në orën 12 të mesditës dhe nuk ka një gjurmë të personave që kanë kryer vrasje”.
(A2 Televizion)