Mentor Kikia: Drejtësia është e kërcënuar nga ndryshimet qe mund te bëhen nga qeveria

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 21:13 | Politikë

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, ka ngritur shqetësimin se rreziku kryesor për drejtësinë nuk vjen nga presioni politik apo deklaratat publike, por nga ndërhyrjet ligjore që mund të ndërmarrë qeveria.

Sipas Kikisë, Prokuroria dhe në veçanti SPAK-u dhe GJKKO-ja rrezikohen nga ndryshimet në legjislacion, të cilat mund të bëhen lehtësisht nga shumica parlamentare. “Mjafton një presje, një fjali apo një paragraf dhe i hiqen armët drejtësisë. Ndërhyrjet ligjore janë rreziku real”, u shpreh ai, duke theksuar se këto ndërhyrje mund të justifikohen me pretekstin e reformimit apo përshtatjes së ligjeve me procesin e integrimit europian, shkruan A2 CNN.

Kikia u ndal edhe te rasti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një precedent të rëndësishëm, pasi për herë të parë një ministre në detyrë u përball me masa nga prokuroria. Ai theksoi se ky zhvillim ndryshoi edhe qëndrimin e kryeministrit ndaj drejtësisë.

Gazetari kritikoi gjithashtu vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si të paqartë dhe të paplotë, pasi nuk dha një zgjidhje të qartë për konfliktin mes pushteteve. Sipas tij, kjo situatë krijon hapësira për ndërhyrje të reja ligjore, të cilat mund të cenojnë pavarësinë e drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos