Mesazhi i Berishës për strukturat: Debatoni me socialistët, jo me opozitarët e opozitës

Nga Anesti Barjamemaj
14 Tetor 2024, 15:06 | Politikë

Nga arresti shtëpiak, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, synon të mobilizojë të gjitha strukturat për muajt e mbetur para zgjedhjeve të vitit 2025, duke u kërkuar më shumë angazhim publik në përballjen me kundërshtarin, shkruan A2 CNN. Debati me socialistët duhet pranuar, udhëzon Berisha në një mesazh dërguar strukturave drejtuese dhe deputetëve, teksa fton të vetët të refuzojnë përballjen me ata që i konsideron opozitarë të opozitës.

“Si parim nuk shmanget asnjë debat me socialistët! Nuk zhvillohet asnjë debat me opozitarët e opozitës. Mos harroni se Edi Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij, kërkojnë të zëvendësojnë në debate deputetët dhe ministrat socialistë të diskretituar dhe mëkatar deri në veshë, me opozitar të opozitës, kryetar pa parti, pra të zhvendosin debatin midis opozitës dhe kallp opozitës. Ndaj dhe njëherë cilido që t’ju ftojë në debat me gazetarë, analistë apo përfaqësues të PS nuk duhet të refuzohet. Në asnjë debat me figura kallpe dhe individë të marrë peng nga regjimi për krimet e tyre nuk duhet të marrim pjesë”, citohet të ketë thënë Berisha.

Kreu i PD këshillon të gjitha strukturat se duhet të jenë më shumë aktivë dhe në mediat sociale, për të komunikuar direkt me qytetarët (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos