Meta: Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 11:05 | Politikë

Meta: Përherë falenderues për vëmendjen e

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta tha se do të jetë "përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira", shkruan A2.

"Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit. Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike. I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij. Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: "Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”. U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë. Të prehet në paqen e merituar", shkruan Ilir Meta në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos