
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dha një mesazh në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, "në prag të protestës kombëtare kundër pengmarrësit të Shqipërisë dhe korrupsionit të tij skizofrenik që nuk e mbulon dot më askush".
"Ju jeni në vijën e parë të betejës kundër një regjimi mafioz të implantuar për të shpopulluar Shqipërinë, për të shpërbërë vlerat më të mira të shoqërisë tonë e sidomos të familjes Shqiptare. Ligji antifamilje është atentati më i rëndë që i bëhet identitetit dhe dinjitetit të cdo Shqiptari. Ndaj të gjithë pa dallime partiake, të ngrihemipër të shporrur këtë klikë sorrosiste pa atdhe, pa familje, pa zot dhe pa gjini. Ose më saktë ata kanë vetëm një “gjini” atë të kleptokratëve", tha Meta, shkruan A2.
"A e patë si avulloi prova e kantinës së verës prej miliona eurosh të koordinatorit famoz që është në kërkim. Besoj se e keni të qartë se cfarë ndodh me provat e atyre që janë në detyrë edhe pse të pandehur nga vetë drejtësia e tyre. E theksoj drejtësia e tyre sepse është produkt i 69 votave antikushtetuese të Edi Ramës dhe jo i 140 votave konsensuale që u arritën kundër vullnetit të Edi Ramës. Imagjinojeni sikur të ishin vërtetë përballë një drejtësie të pavarur! A mund të kakariste maj plehut nje “gjel” që me firmën e tij paracaktoi fituese kompaninë e inceneratorëve që ende nuk ishte krijuar? A nuk ishte ky qëe ktheu shumicën parlamentare në barrikadë ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të penguar arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-Ministrit të tij të Brendshëm? Pasi aktroi për gjashtë vite me rradhë me drejtësinë e tij me regji duke I dorëzuar me marrëveshje shumë nga bashkëpunëtorët e tij, tani ka vendosur prapë të ngrejë barrikadën e 83 “Diellave” pëe pengimin e drejtësisë, jo se ka hallin e Lindave të tij, por vetëm të lëkurës së tij", shtoi Presidenti i PL.
"Ndaj të gjithë në rrugë për të shembur këtë barrikadë të kleptokracisë, këtë barrikadë të korrupsionit të organizuar të shkrirë në një më keimin e organizuar. Të gjithë të ngrihemi në këmbë për të shembur ligjin antifamilje dhe për të zbatuar e forcuar Ligjin Antimafie në mënyrë që ti kthejmë popullit Shqiptar të gjitha lekët dhe pasuritë e grabitura nga organizata kriminale me kryetarin e saj. Misioni ynë ështëqë Shqipërinë tua rikthejmë Shqipëtarëve. Ky mision do përmbushet me çdo çmim. Mirënjohje të gjithëve për sakrificat dhe kurajon", mbylli mesazhin e tij Ilir Meta. (A2 Televizion)