Michel pas takimit me Ramën: BE mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 17:04 | Politikë

Michel pas takimit me Ramën: BE mirënjohëse për

Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel ka zbardhur takimin me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

Michel ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetjen e ofruar për Ukrainës, ndërsa ka përsëritur edhe njëherë mesazhin se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Europian.

“Me Edi Ramën diskutuan rrugën përpara të Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë në këtë proces. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndetëm gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”, shkruan Michel.

Në 28 shkurt Shqipëria do të mbajë një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos