Ministri i jashtëm Igli Hasani ka pritur në aeroportin e Rinasit Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Në një postim në rrjetet sociale, Hasani shprehet partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, do të forcohet.
“Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi të mirëpritur Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar? Shkruan Hasani. (A2 Televizion)