“Këto ditë do të ketë një lëvizje “Mul ik” “Albana ik”. Këtë paralajmërim bëri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Poli Hoxha, sipas të cilit pas Salianjit, në PD po rikthehen debatet dhe kritikat ndaj bashkëpunëtorëve të Sali Berishës.
“Mirë për Berishën, por nuk guxojnë dot as tek Flamur Noka, as tek Albana Vokshi që në fakt po të shikosh bazën dhe po të shikosh gjithashtu edhe ata që e duan Berishën dhe ata që s'duan të fajësojnë Berishën, të paktën kanë guximin që shkojnë deri tek Flamur Noka dhe Albana Vokshi dhe unë e shikoj që do ketë një, do rihapet siç filloi me Salianjin de facto, që nuk filloi kundra lidershipit Berisha, por ishte një lëvizje “Mul Ik” dhe unë them unë them që këto ditë do kemi një “Mul ik” “Albana ik””, u shpreh Hoxha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij shumë demokratë shmangin përballjen me Berishën, ndërsa kritikojnë figurat e tjera të lidershipit.
“Fajin e kanë ata që nuk guxojnë t’i thonë Berishës të bëjë diçka ndryshe”, u shpreh Hoxha.
Ai solli në vëmendje deklaratat e kreut demokrat se një parti që nuk mbron themeluesin e saj “nuk meriton të ekzistojë”.
“Për shembull Sali berisha është vetë, do mbrohet nga SPAK, do mbrojë pasuritë e familjes. Do mbrohet nga non-gratat. Ai është në rregull. Ai e tha; partia që nuk mbron themeluesin, nuk e meriton të ekzistojë”.
Këto deklarata të gazetarit Poli Hoxha vijnë teksa në PD priten të miratohen ndryshimet statutore.
(A2 Televizion)