“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

Nga A2 CNN
24 Janar 2026, 20:14 | Politikë

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia e partisë që ai drejton, u shpreh se “narkopolicia përdori në agresivitet absolut mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaz helmues, me topa uji dhe me mjete të tjera”.

“Mirënjohje guximtarëve që sot, në protestën më të fuqishme, lebetitën narkodiktatorin, kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga mbarë Shqipëria, në një protestë ku i dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës: Vrimën e miut nuk do ta gjesh më! Narkopolicia përdori në agresivitet absolut mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaz helmues, me topa uji dhe me mjete të tjera. Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë me demonstruesit. Garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën dhe i them mos të ndërzeje policinë kundër protestuesve. U bëj thirrje policëve të mos bëhen shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj dhe moral, të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari”, tha Berisha, shkruan A2CNN.

“Betohemi se me këtë betejë, kilometri ynë i fundit do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë në polici vetëm si akt urrejtjeje”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos