Noka: I bëj thirrje narkopolicisë të mos shndërrohen në shërbëtorë të karteleve të drogës

Nga A2 CNN
24 Janar 2026, 19:34 | Politikë

Noka: I bëj thirrje narkopolicisë të mos shndërrohen në

Flamur Noka deklaroi për mediat, duke folur para Parlamentit, i bëri thirrje policisë që t’i kthehen ligjit dhe të mos shndërrohen “në shërbëtorë të karteleve, siç është kreu juaj apo kreu i qeverisë”.

“Mos merrni urdhra për të mbrojtur kartelet e drogës dhe korrupsionit, por bëhuni besnikë të qytetarëve dhe të ligjit dhe Kushtetutës. Çdo shërbim ndja narkoshtetit është shërbim kundër shtetit. Këtë duhet ta ketë të qartë çdo punonjës policie që sot është këtu dhe vërshon ndaj qytetarëve të pafajshëm. U bëj thirrje të bëjnë kujdes, të mos prekin asnjë qytetar”, tha Noka, shkruan A2CNN.

“Kjo është një protestë qytetarë, kjo shtë një revoltë qytetarë. Qytetarët ndjehen të dhunuar, të vjedhur, të shantazhuar nga narkoregjimi dhe sigurisht e drejta e tyre është të protestojnë. Në një protestë qytetare nuk ka vend për arrestime dhe shoqërime Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik. U siguroj se fundi është afër. Narkopolicia nuk mund t’i mbrojë”, shtoi Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos