Protestuesit në Parlament, Berisha në seli

Nga A2 CNN
24 Janar 2026, 19:19 | Politikë

Protestuesit në Parlament, Berisha në seli

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, protestuesit, të shoqëruar nga disa deputetë demokratë, shkuan drejt Parlamentit, ndërkohë që kreu demokrat iu drejtua selisë së partisë.

Luçiano Boçi tha për A2CNN se ishte i pakuptimtë reagimi i policisë, që hodhi gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve, pasi këta të fundit hodhën Molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.

“U habita pse reagun ashtu. Jo vetëm makineria e ujit, por ai gazi pastaj ishte skandaloz. Por, paniku që e ka kapluar Ramën e detyron të ndërmarrë edhe veprime të tilla. Nuk kuptoj ato drejtues policie që aprovojnë të tilla vendime”, tha Boçi.

“Janë njerëz të kapur nga bandat, që nuk mund të jenë drejtues policie. Sikurse edhe ky s’mund të jetë kryeministër”, shtoi Boçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos