“Ndërhyrja e ndërkombëtarëve për ngërçin”, Këlliçi: Vetëm falë qëndrimit koherent të PD

Nga A2 CNN
11 Mars 2024, 22:05 | Politikë

Belind Këlliçi komentoi në Debat me Alba Alishanin dhe takimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla me të dërguarin me punë të ambasadës së SHBA, Ëisner, me të cilin bisedoi për rikthimin në normalitet të punimeve në seancë.

Sipas anëtarit të kryesisë, ky reagim i ndërkombëtarëve erdhi vetëm pas qëndrimit koherent të PD që arriti të tregojë se deri në çfarë pike arrin arroganca e Edi Ramës.

“Është një kërkesë publike e faktorit ndërkombëtar, në këtë rast ishte përfaqësuesi i ambasadës së SHBA për të rikthyer në normalitet jetën parlamentare dhe kjo vjen për shkak të qëndrimit koherent të PD prej 5 muajsh që mazhoranca duhet të respektojë kushtetutën. Po kërkojmë që deputetët tanë të ushtrojnë detyrën. Është meritë e PD. Ka pasur momente për pamjet në parlament që nuk kam qenë krenar, por po mos ishte ky reagim, askush nuk do ta dinte deri në çfarë pike do të arrinte arroganca e Edi Ramës”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos