"Ndjesë besimtarëve", ministrja e Brendshme: Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 22:24 | Politikë

"Ndjesë besimtarëve", ministrja e Brendshme:

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sërish përmes rrjeteve sociale për protestën e Partisë Demokratike.

"Sot kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë", lexohet në postimin e ministres në Facebook, shkruan A2.

Postimi i ministres:

Sot kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë. Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim. Është një kontrast që të lë pa fjalë: Lutja përballë mallkimit. Qytetaria përballë vandalizmit.
Përballë kësaj marrëzie që djeg qytetin për hallin e karriges së një njeriu, duke u kërkuar ndjesë besimtarëve që ishin aty në ritualin e lutjeve e u përballën me situatën e gazit lotsjellës, mbetet të themi vetëm një fjali: Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos