Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët dhe SPAK

Nga A2 CNN
10 Janar 2026, 21:45 | Politikë

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e "Terminal" nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët dhe SPAK”.

“Ky sistem zgjedhor që ne kemi sot, e dëmton të djathtën sepse Rama e ka bërë në mënyrë të qëllimshme. Me një Kod Zgjedhor tjetër, e djathta do ishte e bashkuar. Opozita pret vetëm një goditje ndaj Ramës. Goditje nga ndërkombëtarët ose nga drejtësia, për çështjet që ka”, tha Ndoka.

“Pa diskutim që do të shkojë drejtësia te Rama. Ai ka 7 dosje të hapura. Dhe opozita pret momentin që të bjerë dhe atëherë do të nisë me ngarkesë të plotë. Mund të bashkohet dhe me forca të tjera, por sot nuk është me ngarkesë të plotë sepse pret pikërisht këtë goditje”, shtoi Ndoka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos