“Kryesia do të caktojë datën e protestës!” Berisha: Rruga e vetme për largimin e qeverisë. 7 rezolutat që e damkosin Ramën

Nga A2 CNN
10 Janar 2026, 14:19 | Politikë

“Kryesia do të caktojë datën e protestës!”

Kryesia e Partisë Demokratike do të përcaktojë datën e protestës së ardhshme, deklaroi Sali Berisha gjatë mbledhjes, ku theksoi se protestat e vazhdueshme janë rruga e vetme për largimin e qeverisë Rama.

“Është diskutuar dhe menduam që të jetë kryesia sepse domosdoshmëria e protestave, pra koha për protestë ka kaluar në fakt, duhet të përcaktojmë datën e protestës së ardhshme, duke theksuar edhe njëherë, rruga e vetme... se duhet të jemi shumë të ndershëm dhe të kthjellët.... rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie është kalimi në protestë të vazhdueshme. Në vlerësimin tim, variantet e tjera janë iluzive”, u shpreh Berisha përcjell A2 CNN.

Berisha theksoi se Rama do të përdorë të gjithë pushtetin për t’u mbrojtur, ndërsa deklaroi se ndaj kreut të qeverisë janë 7 rezoluta që e damkosin njësoj si Maduron. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër tij.

“Nëse besojmë se Edi Ramën do ta marrin me vete dosjet dhe krimet e tij, ne gabohemi, dhe nuk duhet të gabohemi. Edi Rama do keqpërdorë të gjithë pushtetin për t’u mbrojtur. Në qoftë se ne ai presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia, të themi e SHBA, që ka motiv të plotë, qoftë me dosjen e Bilalit, qoftë me dosjen e McGonigalit, përsëri ne nuk jemi realistë, pasi ky proces dhe ky problem është i komplikuar, nuk është një problem i thjeshtë. Por ata që duhet t’i përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët shqiptarë. Unë mendoj se zhvillimet janë pozitivë në krahun e opozitës. Janë shtatë rezoluta që damkosin Edi Ramën njëlloj sa Maduron. Juve u kujtohet, në San Paolo, pika e parë e rendit të ditës ishte Venezuela, pika e dytë ishte Shqipëria, për ngjashmëritë që ka Maduro me Ramaduron. Kam bindjen se partnerët tanë, kudo, nga këto zhvillime, do të arrijnë në konkluzione të drejta për rrezikshmërinë e madhe që paraqet Edi Rama në pushtet”, vijoi kreu demokrat”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos