Kryesia e PD-së cakton datën e protestës

Nga A2 CNN
10 Janar 2026, 14:36 | Politikë

Kryesia e PD-së cakton datën e protestës

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur datën 24 janar për mbajtjen e protestës së radhës së opozitës.

Në mbledhjen kryesisë së PD-së, Sali Berisha deklaroi se protestat e vazhdueshme janë rruga e vetme për largimin e qeverisë Rama, ndërsa variantet e tjera sipas tij janë iluzive.

Berisha vuri theksin në domosdoshmërinë e një bashkimi të gjerë opozitar dhe qytetar. Ai theksoi se fronti opozitar nuk ka synim dominimin e një partie apo një tjetër, por krijimin e një forumi, një fryme të gjerë për të larguar nga pushteti këtë regjim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos