Në pikëpyetje mbajtja samitit të NATO-s në Shqipëri. "Reuters" zbulon arsyet

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 21:53 | Politikë

Në pikëpyetje mbajtja samitit të NATO-s në Shqipëri.

Ndërsa liderët e NATO-s po përgatiten për samitin që do të mbahet javën e ardhshme në Turqi, planet për zhvillimin e samitit të aleancës në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vënë në pikëpyetje, raporton “Reuters”.

Raportohet se shkak janë bërë rezervat nga administrata Trump dhe pakënaqësisë së disa vendeve anëtare të NATO-s me nivelin e ulët të shpenzimeve të mbrojtjes nga Tirana, thanë për Reuters një diplomat i NATO-s, një zyrtar europian dhe tre persona të njohur me çështjen.

Sipas këtyre burimeve, draft-deklarata për samitin e NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara aktualisht nuk përmend zhvillimin e takimit të ardhshëm në Shqipëri, pavarësisht një deklarate të mëparshme që parashikonte se ai do të mbahej atje.

Ky veprim vjen ndërsa anëtarët evropianë të NATO-s kërkojnë t’i tregojnë Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Ankara se kanë bërë përparim në premtimet për shpenzimet e mbrojtjes dhe se kanë shmangur përplasjet e hapura me udhëheqësin amerikan.

Pasiguria mbi fatin e samitit të aleancës në Shqipëri vjen pas raportimeve se në prill se NATO po shqyrton përfundimin e praktikës së saj të fundit të mbajtjes së samiteve vjetore.

Një nga personat e njohur me diskutimet tha se shpenzimet e mbrojtjes së Shqipërisë janë të tilla që nëse NATO mban një samit në vend në vitin 2027, Trump mund të zemërohet, duke provokuar tituj negativë.

“Draftet janë drafte, jo vendime”, tha një zëdhënës i qeverisë shqiptare për Reuters kur u pyet për mungesën në draft-deklaratën, e cila është në proces negociatash dhe mund të ndryshojë.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë. Një zyrtar i NATO-s tha se nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos