Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 21:47 | Politikë
 

Deputeti socialist Pirro Vengu, duke folur mbi kthimin e pronave të ushtrisë në atraksione turistike, theksoi se ishulli i Sazanit do të kthehet në një lagje të Vlorës.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Vengu u shpreh se Sazani nuk do të jetë më një zonë pa akses, e pazhvilluar dhe e braktisur, por aty do të zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë, që do t'i sjellë vendit më shumë të adhura. 

Po ashtu Vengu siguroi se Sazani do t'i mbetet si pronë shtetit shqiptar dhe se Forcat e Armatosura do të ruajnë në pronësi dhe operim asetet me vlerë strategjike.

Është rasti i Sazanit. E kam përsëritur, e kam prezantuar edhe publikisht. Është një model, mund ta prezantoj shkurtimisht edhe këtu. Sazani është një pronë që i mbetet shtetit shqiptar. Sazani nga një zonë pa akses, e pazhvilluar, e abandonuar, ku ka vetëm municione dhe mina përreth, kthehet në një aset, praktikisht kthehet në një lagje të Vlorës. Në një njësi të Vlorës. I kthehet qytetit të Vlorës. Shteti shqiptar si bashkëaksioner, bashkëpronar në investim me privatin, lejon mundësinë që aty të zhvillohet një aktivitet turistik, përmes një resorti, por jo vetëm resorti sepse ndonjëherë e minimizojmë debatin. Kemi si synim që të kemi një turizm të nivelit të lartë, cilësor, gjithëvjetor, që të mundësojë rritjen e të ardhurave. Forcat e Armatosura  do të mbajnë në pronësi dhe operim asete që ende kanë vlerë strategjike”, u shpreh Vengu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos