“Shqipëria nuk është çifligu i Ramës!”, Bumçi debat me Vengun: Ti s’e di për çfarë flet, qesharak

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 22:15 | Politikë
 

Anëtari i kryesisë së PD Aldo Bumçi debatoi me deputetin socialist Pirro Vengu në lidhje me projektet që po zhvillohen në Shqipëri dhe librin "Albanian Files" duke theksuar se vendi nuk është çifligu i Edi Ramës.

Teksa Bumçi u shpreh se Porti i Durrësit po i jepet një arabi, kjo u kundërshtua fort nga Vengu, i cili iu drejtua demokratit duke u shprehur se ai nuk e di për çfarë po flet.

Vengu tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se Durrësi do të ketë dy porte dhe më të mëdha se ekzistuesi.

 

DEBATI

Bumçi: Kemi një libër me 528 projekte. Ky është çifligu i Shqipërisë. Ke projekte në zona të mbrojtura kur ligji s’ishte ndryshuar! Rama ka marrë arkitektë, ka gjetur fondet të pastra dhe të pista.

Vengu: Ma shpjegoni pak cilat janë fondet e pista në Sazan?

Bumçi: Çfarë informacioni u është dhënë qytetarëve, që ka ardhur kjo kompani, do zhvillojë këtë projekt, ky është qëndrimi jonë...528 projekte! Çfarë është ky, çifligu i Edi Ramës?! Thotë do marr Portin e Durrësit do ia jap një arabi?!

Vengu: Ç’është kjo, ia jep një arabi?! Këto janë debate të tejkaluara.

Bumçi: U kërkon shqiptarëve të paguajnë 1 miliard euro për një port të ri!

Vengu: Këto janë manovra të ulëta për të më impresionuar, por nuk më impresionon fare. Unë jam krenar për atë projekt. Është port shumë më i vogël se sa ka nevojë Shqipëria ndaj Durrësi do ketë dy porta. Ky keni humbur kontaktin me qeverisjen dhe për pasojë me mirëqverisjen. Keni humbur 4 herë, mos humbi edhe realitetin me shtet-bërjen. Ju nuk e dini për çfarë po flisni?! Ju s’keni shkuar në Portin e Durrësit, shkoni dhe shikoni rritjen e volumeve tregtare, të pasagjerëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos