Protesta kundër qeverisë, Bumçi: Rezistenca e PD u dha shpresë qytetarëve

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 21:08 | Politikë

Anëtari i kryesisë së PD Aldo Bumçi thotë se rezistenca e opozitës ua dha shpresë qytetarëve që u ngritën në protestë kundër qeverisë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Bumçi u shpreh se një situatë e mbarsur ndonjëherë ka nevojë vetëm për një shkëndijë për të shpërthyer.

Ai e konsideroi protestën qytetare një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa shprehu besimin se ajo nuk do harrohet.

Duke parë rezistencën e kësaj proteste, unë kam besim se ky nuk është një moment që do harrohet. Qytetarët kanë dalë kur i ka thirrur opozita sepse nga Kryeministria te Galeria e Arteve i kemi mbushur sheshet. I kemi mbushur me dhjetëra herë, në këto vite që jemi përballur me vështirësi, janë goditur me shkopa gome deputetë të PD, me gaz të shënjestruar në sy kryetarin e opozitës, nënkryetarët e partisë. Kjo protestë qytetare ka qenë e munguar në Shqipëri. Pse duhet të ishte vetëm PD që protestonte te bashkia për inceneratorin? Duhet të dilte gjithë qyteti. Ky është një moment pjekurie. Rezistenca që bëri opozita nga dhjetori në maj, të gjitha skandalet, gjithçka mbarset, dhe më pas ke një nxitje. Alkimia e një aktivizimi shoqëror. Një situatë e mbarsur ndonjëherë ka nevojë për një shkëndijë. Rezistenca e opozitës ka dhënë shpresë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos