
Kryeministri Rama diskuton në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa ecurinë e integrimit. Pengesë mbetet mosmiratimi i raportit IBAR për drejtësinë.
Pa këtë raport, Shqipëria nuk mund të nisë mbylljen e kapitujve. Takimi vjen në një moment kyç për procesin e integrimit europian të vendit.
Sipas burimeve për A2 CNN shtetet anëtare, në veçanti Gjermania kërkon me ngulm nga Shqipëria që politika të mos bëhet pengesë për drejtësinë. (A2 Televizion)