Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2026, 10:49 | Politikë

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet

Duke komentuar vendimin e Kushtetueses për Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama u shpreh nga podkasti "Flasim" se me këtë "brutalitet të rilegjitimuar" vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror. Sipas kreut të qeverisë vendime të ngjashme nuk i gjen në asnjë vend të tjetër të botës. 

Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, - është vendim shumë i thjeshtë se mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, - por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë”, tha Rama, raporton A2CNN. 

Kreu i qeverisë theksoi se lufta për drejtësi dhe për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në BE, ka si garante vetëm mazhorancën socialiste.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos