“Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD”, ish-ministri Demiraj: Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 21:06 | Politikë

Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “Sali Berisha nuk duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike sepse e shikoj si një rrezik për shpërbërjen e PD-së”.

“Partia Demokratike, u bënë afërsisht 33 vite që drejtohet nga doktor Sali Berisha dhe përfaqësuesit. Një pjesë e madhe e përfaqësuesve të Parlamentit shqiptar janë njerëz të cilët duhet të ishin pensionuar. Tani në rast se do më thoje a duhet të largohet doktor Berisha apo jo, për momentin unë them që nuk do duhet të largohet, për të vetmen arsye sepse e shikoj si një rrezik për shpërbërjen e Partisë Demokratike dhe nuk jam këtu për të bërë reklamë për asnjë, por për arsye sepse shikoj një ambicie të tepruar të nja 10 personave që pretendojnë për t'u bërë kryetarë të Partisë Demokratike”, tha Demiraj.

“Sigurisht që ka ardhur koha që edhe Partia Demokratike duhet të mendojë, për shkak se koha e gjatë dhe mosha biologjike e doktor Berishës do të duhet që Partia Demokratike me këto zgjedhje të tregojë së pari maturi, së dyti të tregojë përgjegjshmëri sepse ka përpara një mision. Ka një mision që të unifikojë sa më shumë, të rrisë besimin tek populli shqiptar, të unifikojë sa më shumë atë që njihet si pjesa gri dhe të krijojë kushtet që në zgjedhjet sa më të afërta të jetë e mundshme të drejtojë Shqipërinë”, shtoi Demiraj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos