“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 20:59 | Politikë

Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi situatën politike në Shqipëri.

Sipas tij, “veprimet që po ndërmerr SPAK-u kundra qeveritarëve të korruptuar të Rilindjes janë vetëm maja e ajsbergut e problematikave me të cilat përballet realiteti shqiptar”.

“Kemi parë që tashmë që ka hyrë në vitin e dytë të mandatit të katërt kryeministri Rama, një pjesë e madhe e këtyre investimeve publike që janë bërë, kemi parë shkatërrimin e infrastrukturës pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe dosjet e SPAK-ut, përfshirja e kryetarëve të bashkisë, e deputetëve, lidhjet e krimit të organizuar, korrupsioni galopant në të gjitha ministritë, tregojnë që Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike dhe urojmë dhe shpresojmë që kjo përplasje midis dy forcave të reja politike të krijojë një ndërgjegjësim në masën e madhe popullore të Shqipërisë. Populli tashmë është i lodhur, kërkon një klasë tre politike, të cilët shpresoj të jenë më të përgjegjshëm se drejtuesit e Rilindjes”, tha Demiraj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos