Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama takohet në Shkup me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit

Nga A2 CNN
21 Janar 2024, 19:39 | Politikë

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama

Kryeministri Rama ka mbërritur në Shkup, aty ku të nesërmen (22 janar) pritet të mbahet takimi i liderve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE-së në kuadër të planit për rritje ekonomike te rajonit.

Rama ka publikuar një foto me ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit James O'Brien, i cili gjithashtu është i pranishëm në darkën që do të mbahet mbrëmjen e sotme mes liderve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE e SHBA.

“Shkup - Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O'Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”- shkruan Rama krahas fotove të publikuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos