Kush janë ministrat e rinj që Rama i rektrutoi në kabinet?

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 11:44 | Politikë

Kryeministri Edi Rama dje njoftoi ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar disa prej ministrave, të cilët nuk morën pjesë sot në mbledhjen e qeverisë, si dhe duke emëruar ministra të rinj në poste kyçe.

Me ndryshimet e reja, në Ministrinë e Drejtësisë pritet të emërohet Tonin Gogu, i cili më parë mbante detyrën e ministrit të shtetit për marrëdhëniet me parlamentin. Qeveria ka paralajmëruar se në këtë sektor do të ketë politika të reja penale, të fokusuara në forcimin e parimit të prezumimit të pafajësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ndërsa ministri i drejtësisë, i cili e drejtoi këtë ministri që nga shtatori i vitit të kaluar, Besfort  Lamallari do të shkojë te Ministria e Brendshme, një dikaster që e njeh, për shkak se ka qenë në postin e zëvëndësministrit.

Po ashtu, Albana Koçiu është caktuar zëvendëskryeministre dhe do të drejtojë mbledhjet e qeverisë në rastet kur kryeministri mungon.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të drejtohet nga Enea Karakaqi, i cili vjen nga drejtimi i mëparshëm në sektorin energjetik dhe ka punuar si drejtues në OSHEE-së. Rama ka theksuar se Balluku ishte e vështirë të zëvendësohej për shkak të volumit të punës në detyrat e saj ekzekutive.

Ndërsa Ferit Hoxha është emëruar ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në vend të Elisa Spiropalit.

Për marrëdhëniet me Kuvendin, detyrën e ministrit të shtetit pa portofol pritet ta marrë Erjona Ismaili.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë e cila zgjati 30 minuta nuk ishin të pranishme Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu.

Ndryshimet në kabinet ende nuk janë finalizuar plotësisht, pasi emrat e rinj duhet të dekretohen nga Presidenti dhe të miratohen në Parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos