Në selinë e PD kanë nisur festimet, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme e cila i hoqi masën e ‘arrestit të shtëpisë’ kryedemokratit Sali Berisha.
Demokratët janë mbledhur në selinë e PD-së, për të pritur Berishën, i cili do të japë një konferencë për mediat, shkruan A2 CNN.
Demokratët e pranishëm në oborrin e selisë së PD-së janë të pajisur me flamuj kombëtarë, amerikanë dhe të PD-së.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme është përshëndetur nga eksponentë të shumtë të PD-së, të cilët thanë se kjo simbolizon vendosjen e drejtësisë në vend. (A2 Televizion)