
Ka nisur protesta e opozitës në Tiranë, ndërsa mbështetës dhe përfaqësues të PD-së, janë nisur në marshim drejt Kryeministrisë.
Protesta po drejtohet nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka, të cilët janë në krye të turmës së protestuesve.
Demokratët, të mbledhur fillimisht në selinë blu, janë nisur drejt bulevardit kryesor, ku pritet të zhvillohet tubimi përpara Kryeministrisë. (A2 Televizion)