Pa fjalime dhe regji qendrore, A2CNN zbulon detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 12:28 | Politikë

Pa fjalime dhe regji qendrore, A2CNN zbulon detaje mbi protestën e thirrur

A2CNN ka mësuar detaje në lidhje me protestën e thirrur sot nga opozita para Kryeministrisë në orën 18:00. Në protestë nuk pritet të mbahen fjalime nga eksponentët politikë, sikurse jemi mësuar zakonisht, raporton gazetari Anesti Bajramemaj. 

Ditën e sotme pritet të ketë lëvizje të turmës dhe protesta nuk do të përqendrohet vetëm para godinës së Kryeministrisë. Po ashtu intenerari është ende në diskutim nga organizatorët.  Po ashtu protesta nuk do të ketë një regji qendrore.

Mbi 1500 efektivë policie janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit të sotëm.

Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen. Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, nga ora 15:00 e pasdites deri në përfundim të protestës, do të bllokohen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Demokratët kanë zgjedhur që protestën ta zhvillojnë pikërisht sot për simbolikën e 22 marsit të vitit 1992, ditë që shënon fitoren e PD-së në zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos