
Policia e Shtetit ka marrë masa sigurie pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, në prag të protestës së opozitës që pritet të zhvillohet në Tiranë.
Në zonë është vendosur një autobot me ujë, si pjesë e planit të masave për parandalimin e incidenteve të mundshme.
Kjo lëvizje vjen pas protestës së mëparshme, ku pati tensione dhe protestues hodhën mjete zjarrvënëse në drejtim të godinës. (A2 Televizion)