Protesta e PD, Balliu: Nuk tërhiqemi, beteja jonë është për shtetin ligjor

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 18:34 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se opozita do të vijojë protestat dhe aksionin politik.

Në një intervistë për gazetarin Anesti Bajramemaj në A2CNN, pak para nisjes së protestës, Balliu u shpreh se opozita është e vendosur të vazhdojë mobilizimin qytetar dhe se kjo protestë, sipas tij, ka rëndësi të veçantë.

“Do bëjmë çmos për të vazhduar këtë protestë, për të bërë këtë marshim në këtë datë historike për vendin tonë, për të vazhduar një betejë e cila më shumë se politike është patriotike”, u shpreh ai.

 “Më thoni ju cila është arsyeja që duhet të rrijnë këta në pushtet dhe cila është arsyeja sot që një qeveri mund të vendosë të fusë në burg qytetarët se parkojnë dysh, por ndërkohë mbron me imunitet një pushtetar që është i akuzuar për 1.1 miliard euro abuzime, për mos folur për lidhjet e Ramës me krimin e organizuar”, deklaroi Balliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos