Një ditë para referendumit, Berisha: PD ka nevojë të ngjitet në nivele shumë më të larta. Përballë kemi regjimin

Nga A2 CNN
22 Maj 2026, 20:35 | Politikë

Një ditë para referendumit, Berisha: PD ka nevojë të ngjitet

Një ditë para zgjedhjeve për kryetarin e PD, që konsiderohen nga vet strukturat si “referendum”, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka nevojë të ngjitet në nivele shumë më të larta dhe ka potencial për të bërë më shumë.

Duke folur gjatë promovimit të librit “Lule Bore”, një manifest politik nga Andi Mustafaj, Berisha theksoi se kur çdo demokrat të ndihet luftëtar ditët e “regjimit” do të shkurtohen me shpejtësi.

Jemi në kushte vërtet të veçanta, por jemi në kushte në të cilat mund të bëjmë shumë më tepër.  Nuk është se s'po bëjmë, por Partia Demokratike ka nevojë të ngjitet në nivele shumë më të larta dhe të bëjë, dhe ka potenciale për të bërë shumë më tepër. Duhet të pranojmë se jemi në diktaturë autoritare dhe se s'ka mision më të shenjtë sesa lufta kundër saj", u shpreh kreu i selisë blu. 

"Kur një demokrat të ndihet luftëtar dhe kur çdo demokrat të ndihet luftëtar absolutisht ditët e këtij regjimi shkurtohen me shpejtësi.  Ndaj dhe ajo çka unë do t'ju sugjeroja që ta lexoni këtë vepër, është e shkruajtur shumë bukur, është e shkruajtur me shumë ndjenjë dhe përgjegjësi.  Është e shkruajtur me përgjegjësi. Dhe me një analizë të shkëlqyer të realitetit të sotëm.  Duhet do ndihmojë çdo qytetar, çdo njeri të lexojë se cili është realiteti në të cilin ai jeton. Dhe shumë urime”, vijoi kryedemokrati.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos