Negociatat me Bashkimin Europian do të mbyllen brenda një viti i gjysmë. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama nga Tokio, gjatë fjalës së tij në Universitetin e Kombeve të Bashkuara.
“Kemi hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit tonë në BE. Javën e ardhshme kemi një konferencë kyçe ndërqeveritare me Bashkimin Europian që i jep fill një faze të re të mbylljes së kapitujve dhe të përmbylljes së negociatave brenda një viti e gjysmë”, tha Rama, përcjell A2 CNN.
“Rruga përpara mbetet sfiduese por kurrë nuk kemi qenë më të vendosur dhe as nuk e kemi imagjinuar një plan B përveç Bashkimit Europian, sepse jemi të bindur që nuk ka plan B kundrejt lirisë, shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Anëtarësimi i BE është pikërisht kjo, nuk ka të bëjë me hyrjen në një organizatë, për transformimin e shoqërisë nga brenda”. (A2 Televizion)