Një ditë pas tensioneve në mbledhjen e grupit PS, Spiropali mesazh në Facebook

Nga A2 CNN
29 Mars 2026, 12:09 | Politikë
Një ditë pas tensioneve në mbledhjen e grupit PS, Spiropali

 

Një ditë pas tensioneve në mbledhjen e grupit socialist mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, kjo e fundit ka reaguar sot në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një foto të saj me syze dielli, ajo ka përcjellë mesazhin: “Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, duke uruar ndjekësit për një të diel të bukur.

“Të diel të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan Spiropali.

Mbrëmjen e djeshme burime për A2CNN bënë me dijë se ka patur tensione në dy momente mes kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit, ndërsa pritej një debat në grup për sa i përket mungesës së saj në seancën e imunitetit për Ballukut, por kjo nuk ndodhi.

Gjatë fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, ka patur një ndërhyrje nga Spiropalit duke i kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët dhe në ato momente mësohet të ketë ndërhyrë Rama, duke i thënë që të pushojë dhe të mos flasë.

Gjithashtu burimet i thanë A2CNN që edhe në një moment tjetër gjatë kohës kur Spiropali përdorte telefonin, ka pasur një tërheqje vëmendje nga Rama duke e pyetur pse qesh, ndërsa të pranishmit thanë që përgjigja e saj ishte me mimika dhe i është kthyer Ramës, që nëse ke diçka për të thënë thuaje.

Në fund Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: "Mos më provoko se do të nxjerr jashtë".

Në këtë mbledhje nuk ka qenë e pranishme ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos