"Një vatër para Kryeministrisë", Hoxha: Berisha ka shumë kërkesa, qëndrimi konstant do kushte

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 14:29 | Politikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, i ftuar në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se duhet “një vatër para Kryeministrisë”.

“Do të doja shumë që një vatër të qëndronte para Kryeministrisë, siç qëndruam 333 ditë tek rrugica e ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të PD-së, mund të krijohet një vatër për të qëndruar para Kryeministrisë në mënyrë të pandërprerë”, tha Hoxha.

“Së dyti, protestë në çdo rreth. Nuk ka hall vetëm Tirana. Ka hall Kavaja, Lushnja, Fieri, Vlora, Shkodra, Saranda, Tropoja, Kukësi e gjithë Shqipëria. Mendoj që protesta duhet të jetë pak më masive. Zoti Lapaj nuk ka arritur te masiviteti. Mendoj që janë pak njerëz aty. Do duhet të jenë më shumë. Ne kemi mbajtur 90 ditë çadër para Kryeministrisë. Ne kemi mbajtur 333 ditë rezistencë tek rrugica e banesës së Sali Berishës. Opozita i ka mjetet, mundësitë dhe njerëzit për t'i motivuar që aty të qëndrojnë në mënyrë konstante dhe të bëjnë rezistencë”, shtoi Hoxha.

Sipas tij, "qëndrimi konstant kërkon ca kushte dhe duhet parë mundësia për t'i krijuar këto kushte". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos